Nesër, në Maqedoni të Veriut fillon vaksinimi anti-Covid. Në interes të informimit të drejtë të publikut, Ministria e Shëndetësisë ka kumtuar informacione për media.
Rastet e para të vaksinimit nuk do të mund të dokumentohen.
“Për shkak të respektimit të protokolleve shëndetësore, por edhe punës së pandërprerë të ekipeve të vaksinimit, dhe në interes të trajtimit të barabartë të të gjitha mediave, nga mënyra e vaksinimit të dy punonjësve mjekësor do të sigurojë fotografi dhe video dhe të njëjtat do t’i shpërndajë te të gjitha mediat”, thanë nga MSH-ja.
Mediat do të kenë mundësi të përcjellin vetëm pjesën pas deklaratave zyrtare.