Tiranë: Mbërrijnë 7020 doza Pfizer, Rama dhe Manastirliu i presin në aeroport (Video)

Mbrëmjen e sotme mbërritën 7020 doza të vaksinës anticovid nga kompania Pfizer.

Kryeministri Edi Rama i priti në aeroportin e Rinasit bashkë me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastiruliu dhe ministrin Arben Ahmetaj. Ndërkohë vendi ynë është afër marrëveshjes për një shumë të konsiderueshme vaksinash Astrazeneca.

Gjatë pritjes së vaksinave Rama ishte në një konferencë me gazetarët dhe pas njoftimit se mbërritën ai i krahasoi vaksinat me fëmijët, duke thënë “Erdhën kalamajtë duhet t’i presim tani”.

Gjatë konferencës me gazetarët, ministrja Manastirliu  dha informacion për dozat që priten të vijnë në muajt në vazhdim. Ajo tha se priten të vijnë edhe 40 mijë doza të tjera nga Pfizer dhe 140 mijë doza nga Astrazeneca.

“8 mijë doza do të vijnë në 1 mars e 15 mars nga Pfizer. Do të vijnë 40 mijë doza në total të serisë së parë të Pfizer jemi duke komunikuar për të vijuar për kalendarin e dozave të mëparëshme. Kemi marrë një përgjigje pozitive ku janë 140 mijë Asrazeneca për të ardhur në 3 mujorin e parë 25-35% e tyre do të vijnë në mars nga java e dytë deri në javën e 4, nga prilli dozat e tjera. Per t’iu rikthyer kalendarit ne do t’i qëndrojmë besnikë por në varësi të dozave që blejmë“, tha ministrja.

Rama tha se një vend mik, që nuk ia përmendi emrin do të na dhurojë për vendin 360 mijë doza të vaksinës Astrazeneca.

“Duke qenë se sot vazhdojmë me lëvrimin e pjesës të tjetër të vaksinave duhet të shpjegojmë se në ndërkohë ne jemi intensivisht ne komunikim për të arritur një marrëveshjes me Astrazeneca-n , po ashtu vazhdojmë komunikimet me shtet e tjera, kemi marrë një konfirmimin me shkrim nga një vend mik të 360 mijë dozash, që do lëvrohen në prill. Po e jap si info pa dashur të konfirmojë asgjë, përderisa nuk kemi firmosur e vulosur marrëveshjen. Shpresojmë që në ditët në vijim do kemi një komunikim në nivel të lartë më qeverinë e këtij shteti, se nuk do jetë sekret, po për momentin do respektojmë normat nga kjo situatë. Po presim që Pfizer të na lejojë të zbatojmë marrëveshje me shtetin tjetër që solli dozat e para, që ishin 1 e 3 e dozave të premtuara, mirëpo në kontratën që pfizer bën me vende t e tjera duhet aprovimi i tyre dhe prandaj nuk e aktivizojmë dot këtë sasi. Me ardhjen e dozave sot , dhe atyre 40 mijë dozave që janë konfirmuar do fillojmë shtrirjen e vaksinimit në Vlorë dhe në Shkodër.
Do injektojmë masivisht vaksinën, me shpresën që dhe më tej të marrim konfirmime nga Astrazeneca dhe komunikime me shtete mike. Më falni për anën misterioze të bisedës, Situata është e tillë, problemi i vaksinës mbetet serioze”, tha Rama.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *