Me daljen nga shtypi të tekstit universitar me titull “E drejta afariste”, kompletohet mozaiku i katër veprave autoriale.Qëllimi i autorit është që përmes këtyre librave t’u sigurojë studentëve, akademikëve dhe hulumtuesve, tekste universitare të përditësuara, të strukturuara dhe gjithëpërfshirëse në mbulimin e çështjeve juridike nga fusha e së drejtës afariste, së drejtës afariste ndërkombëtare, zgjidhjes jashtëgjyqësore të kontesteve dhe shitjes ndërkombëtare të mallrave.Mirënjohje për Universitetin e Tetovës, për marrjen përsipër të botimit të këtyre librave.