Kampioni në fuqi i NBA, Los Angeles Lakers, ndalen sërish, pasi u mposhtën me rezultatin 122-105 në udhëtimin te Denver Nuggets në “Ball Arena”.
Me grekun Kostas Antetokounmpo të dëmtuar dhe Anthony Davies e LeBron James larg formës më të mirë, Lakers e patën të vështirë të përballen me Denverin.
Nuggets morën kontrollin e lojës që në fraksionin e dytë, të cilin e fituan thellë dhe më pas vijuan të mbajnë kryesimin deri në fund – transmeton SuperSport.
E nëse Lakers ndalet, nuk ndodh e njëjta gjë me Los Angeles Clippers, që morën fitoren e tretë radhazi, këtë herë me shifrat 128-111 ndaj Cleveland Cavaliers në “Staples Center” të Kalifornisë.