Sot po zhvillohen zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar 28 subjekte politike për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës: 21 parti politike, 2 koalicione dhe 5 iniciativa qytetare.
Numri i përgjithshëm i kandidatëve të certifikuar është 1 mijë e 52 kandidatë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar listën përfundimtare të votuesve, sipas të cilës janë: 1 milion e 794 mijë e 862 votues. Numri i votuesve të rinj në këto zgjedhje, që do të votojnë për herë të parë pasi kanë mbushur 18 vjeç pas zgjedhjeve të vitit 2019 është 49 mijë e 198 votues, ndërsa numri i atyre që nuk kanë qenë në listën votuese të atyre zgjedhjeve, e të cilët konsiderohen të regjistruar për herë të parë në regjistrim qendror civil mes dy palë zgjedhjesh është: 10 mijë e 433 votues.
Vendvotimet janë hapur në ora 7:00 dhe mbesin të hapura deri në ora 19:00 të ditës së sotme.