Tërmeti i frikshëm me magnitudë 7.1 trondit brigjet, jep alarm radiacioni në Japoni

Shërbimi Meteorologjik i Japonisë tha sot se një tërmet me magnitudë 7.1 ka goditur brigjet e Fukushima në lindje të vendit, duke shkaktuar dëme dhe plagosje, por nuk ka dhënë alarmin për tsunami.

Si masë paraprirëse të zhvillimeve të mundshme, banorëve në zonat e ulëta të rajonit iu kërkua të zhvendoseshin në terren më të lartë.

Në alarm ishin autoritetet e centralit bërthamor të qytetit, i cili vijon të jetë në gjendje të dëmtuar nga tërmeti e tsunami i vitit 2011.

Tronditje të forta u raportuan gjithashtu në zonat Namie, Fukushima e Sendai, në shumicën e të cilave u raportuan ndërprerje të energjisë elektrike.

Në Fukushima publikoheshin foto e pamje të dyqaneve me mobilje e objekte të rrëzuara.

Banorët komentonin në rrjetet sociale: “Raftet e dyqaneve në Fukushima janë rrëzuar përtokë.”

Ndërsa një video tregonte pjesën e brendshme të një aeroporti ku dëgjoheshin zhurmat e përplasjes së dyerve e dritareve të xhamta.

Mediat lokale raportonin për të paktën 20 njerëz të plagosur gjatë tronditjeve, ndërsa në të tjera lajme flitej për rrëshkitje dheu dhe zjarre.

Agjencia e lajmeve Sankei  tha: “Magnituda e tërmetit llogaritet në 7.1, por prefektuarat e Miyagi e Fukushima kanë marrë kundërmasa të shpejta. Të paktën 20 persona janë plagosur”.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *