Ministria e Arsimit dhe Shkencës e uron Ditën Ndërkombëtare të Vajzave dhe Grave Shkencëtare – 11 Shkurti dhe i bashkëngjitet shënimit të tij.
Angazhimet dhe përparësitë kryesore të MASH-it janë të krijojë arsimim përmes të cilës çdo fëmijë do ta arrijë potencialin e tij të plotë dhe do t’i zhvillojë afinitetet e tij, por edhe i cili do ta forcojë barazinë gjinore dhe multikulturalizmin. Mu për këtë me konceptin e ofruar për herë të parë në fokusin e sistemit arsimor vendosen nxënësit që do të kenë të drejtë të zgjedhjes atë që më së shumti dëshirojnë ta mësojnë. Qëllimi ynë kryesor dhe i vetëm është që t’i sigurojmë arsim fillor cilësor çdo vajze dhe djali, që është baza për zhvillimin e mëtejshëm intelektual dhe personal.
Si mbështetje të nxënësve të talentuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Ministria e Arsimit dhe Shkencës realizon disa aktivitete me të cilat vlerësohet dhe stimulohet punën e tyre dhe rezultatet e arritura. MASH-i do të vazhdojë edhe në të ardhmen me krijimin e dhe përparimin e politikave të reja ekzistuese për mbështetje të nxënësve të talentuar, me qëllim që të mundësojë realizimin e plotë të potencialit të tyre dhe stimulimin për investimin e njohuritë dhe aftësive të tyre në zhvillimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Përveç se nxënësit e talentuar, me propozim të mësimdhënësit të grupit klasor, përkatësisht kujdestarit të klasës, ndërsa me vendim të Këshillit të Mësimdhënësve mund të përparojnë më shpejt, por më së shumti deri në dy herë gjatë kohës së shkollimit të kalojnë në klasën e ardhshme, për nxënësit me inteligjencë mbi mesatare organizohen edhe aktivitete shtesë, përkatësisht pasojnë benifite shtesë. Për shembull, organizohet mësimi plotësues në grupe ose individuale për nxënës të talentuar, ndërsa ligjet parashikojnë që këshilli i mësimdhënësve të përgatitë program të veçantë për punë me nxënës të talentuar. Nxënësit përgatiten për të marrin pjesë në gara nga ana mësimdhënës mentorë.
Nga ky vit shkollor 2020/2021 është hapur Gjimnazi Matematiko – Informatikë në Shkup si shkollë e specializuar ku me programe të veçanta arsimohen nxënësit e talentuar në fushën e matematikës, fizikës dhe informatikës.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës çdo vit ndan bursa për nxënës të talentuar nga shkollat e mesme dhe atë veçmas nga 100 bursa për nxënës të talentuar sportist dhe 100 bursa për nxënës të talentuar në fusha të tjera. Shuma mujore është 2,970 denarë dhe paguhet për 9 muaj në vit.