E kam hapur transparencën e parlamentit që secili të përpilojë raporte për punën e Kuvendit – tha Xhaferi për TV Klan Maqedoni, duke komentuar Raportin e Institutit për Demokraci. Nuk është kompetencë e imja që të vlerësoj me notë deputetët – thotë ai, duke drejtuar gishtin edhe tek organet partiake që të merren më seriozisht me aktivitetin e deputetëve. Këtë raport të Institutit për Demokraci duhet ta shqyrtojnë partitë politike në lsitat e të cilëve kanë qenë deputetët joaktiv.