Manchester Unitedi fitoi ndeshjen e nëntë radhazi në shtëpi në FA Cup të martën mbrëma me rezultat minimal 1-0 ndaj West Ham United.
Seria e fitoreve të Djajve të Kuq në Old Trafford në këtë garë ka bërë që ata të thyejnë rekord.
Me fitoren ndaj West Hamit, Unitedi ka arritur rekordin më të mirë të të gjitha kohërave, i cili u vendos në vitin e largët 1912.Lexo po ashtu:Manchester United fiton pas vazhdimeve, kalon në çerekfinale të FA Kupës
Ekipit të Ole Gunnar Solskjaer iu deshën 97 minuta për të fituar kundër Çekanëve, por goditja precize e Scott McTominay e bëri të vlefshme pritjen.
Rekordi i Man Utd në Kupën FA në shtëpi
Manchester Unitedi ka fituar nëntë ndeshjet e tyre të fundit në Kupën FA, në sezonin e tyre më të gjatë në këtë garë, duke barazuar nëntë fitore radhazi në shtëpi midis viteve 1908 dhe 1912.