Letër e 54 senatorëve deri te Bajden: Ndërmerrni masa sepse ne Turqi, shkelen të drejtat e njeriut

54 senator amerikan i kanë dërguar letër presidentit amerikan Xho Bajden ku kanë kërkuar që të ndërmerr masa konkrete në lidhje me shkeljen e të drejtave të njeriut në Turqi. Iniciativën e ka ndërmarrë Senatori Ron Vajden, nga radhët e demokratëve dhe Senatori Marko Ruboi nga radhët e republikanëve. Letrën e kanë nënshkruar numër i madh i emrave me ndikim nga të dyja partitë në senatin e SHBA.

-Presidenti Erdogan ­çdo ditë e më shumë po bëhet autoritar, e margjinalizon opozitën , i mbyll dhe i hesht mediet kritike, i shkarkon gjykatësit e pavarur dhe në vend të tyre sjell ushtar partiak, përveç kësaj Turqia është vendi me më shumë gazetar të burgosur, pas Kinës- thuhet në mes tjerash në letrë e 54 senatorëve amerikan.

Senatorët e i bënë të ditur Bajdenit, se qeveria e Erdoganit ka blerë sistem sigurie nga Rusia dhe se  nuk mund të pranohet sulmi i Turqisë ndaj kurdëve në Siri. Ata po ashtu potencojnë se Erdogan kryen presion të madh ndaj shteteve tjera që ti hesht ata që mendojnë ndryshe.  Në letër përmendet edhe ylli i NBA Enes Karter i cili hapur flet për torturën e Erdoganit ndaj atyre që mendojnë ndryshe.  Senatorët e ftojnë Bajdenin të ndërmerr hapa konkret kundër qeverisë turke dhe të kërkojë nga Erdogani lirimin e të burgosurve politik.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *