NË GARËN “WORLD INDOOR ATHLETICS TOUR” NË FRANCË
Atletja 24-vjeçare etiopiane Gudaf Tsegay vendosi rekord të ri botëror në garën e 1500 metrave në sallat e mbyllura. Ajo dha kohën 3’53”09 në turneun e “World Indoor Athletics Tour” të zhvilluar në Lievin të Francës.
Tsegay përmirësoi ndjeshëm kohën e mëparshme 3 minuta 55 sekonda e 17 të qindtat që mbahej nga patriotja e saj Genzebe Dibaba dhe që ishte vendosur në vitin 2014. Në pozitën e dytë doli atletja Laura Muir me rezultatin 3 minuta e 59 sekonda.