Një delegacion i Ministrisë së Ekonomisë, i udhëhequr nga ministri Kreshnik Bekteshi, sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Turqisë.
Delegacioni në të cilin është i përfshirë edhe Drejtori i Resurseve Energjetike Nacionale, Bajram Rexhepi, do të takohet me Ministren e Tregtisë së Turqisë, Ruhsar Pekçan dhe Ministrin e Energjetikës dhe Burimeve Natyrore të Turqisë, Fatih Donmez.
Gjatë vizitës dy-ditore, Ministri do të takohet gjithashtu me përfaqësuesit e Shoqatës së Odave dhe berzës të Turqisë, Shoqatës së Ndërtuesve të Turqisë dhe me Bordin për Marrëdhënieve Ekonomike të Jashtme të Turqisë, si dhe do të realizoj takime individuale me biznesmenë.