Shefi i diplomacisë sllovake Ivan Korçok, i cili është për vizitë në vend, në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin e Punëve të Jashtme Bujar Osmani shfaqi shpresë se korniza negociuese e Maqedonisë së Veriut me BE-në do të miratohet gjatë kryesimit portugeze.
“Shpresoj se korniza juaj do të miratohet gjatë kryesimit portugez dh se të gjitha vendet-anëtare do të arrijnë konsensus për atë çështje”, tha Korçok.
Në lidhje me atë nëse pandemia do ta anulojë çështjen për kornizën negociuese të gjendet në mbledhjen e ardhshme të Këshillit për punë të përgjithshme, Korçok tha se nuk mundemi t’i lejojmë pandemisë të na ndalojë të punojmë për atë që mendojmë se është e rëndësishme për BE-në kur është në pyetje zgjerimi.