INFO7.MK këtë javë do të jetë në formën eksperimentale, për të evituar problemet teknike që mund të shfaqen ndërsa nga java tjetër do të jetë portal i lexuesve dhe i kritikuesve të informacioneve sepse kritika do të na shërbejë që ne të përmirësohemi dhe të jemi sa më profesional.
Mediet dhe ofruesit e tjerë të informacionit janë thelbësorë për demokracinë dhe qeverisjen e mirë, si një platformë për diskursin demokratik dhe si ofrues i informatave dhe njohurive. Nëse mediet duhet të mbështesin demokracinë, qytetarët duhet të kuptojnë se si t’i përdorin ato në mënyrë kritike, duke ditur se si të interpretojnë informacionet që marrin, duke përfshirë përdorimin e metaforave, ironisë dhe mënyrën se si lajmet dhe ngjarjet janë përshtatur për të sugjeruar kuptime të veçanta. Duke u nisur nga kjo sot një vend të rëndësishëm zënë edhe portalet të cilat pothuajse kanë zëvendësuar gazetarinë tradicionale, pra gazetarinë e shkruar. Por pavarësisht kësaj portalet kryesisht janë bazuar në publikimin e lajmit dhe më pak në zhanret e tjera të gazetarisë. Lajmi është themeli i gazetarisë dhe gjithçka niset nga formulimi i një lajmi që në vete duhet të përmbajë pesë pyetjet kryesore siç janë kush, çka, kur, ku, pse dhe si. Një tjetër sfidë në ditët e sotme janë edhe lajmet e rrejshme të cilat më shpejtë po përhapen përmes portaleve të cilat prekin çdo pjesë të shoqërisë sonë. Duke u nisur nga këto premise INFO7.MK, një portal i ri që synon informimin e saktë, objektiv, të paanshëm dhe profesional do të bëjë përpjekje që lexuesit ti ofrojë lajmet objektive, duke u munduar që në maksimum të shmang dezinformatat dhe lajmet e rrejshme. Jemi të vetëdijshëm se misioni i informimit objektiv në kohën e teknologjisë dhe përhapjes së lajmeve të rrejshme do të jetë i vështirë, por do të bëjmë përpjekje maksimale që së bashku edhe me lexuesit të arrijmë të instalojmë vlerat reale të gazetarisë dhe informimit.
INFO7.MK këtë javë do të jetë në formën eksperimentale, për të evituar problemet teknike që mund të shfaqen ndërsa nga java tjetër do të jetë portal i lexuesve dhe i kritikuesve të informacioneve sepse kritika do të na shërbejë që ne të përmirësohemi dhe të jemi sa më profesional. Po ashtu portali INFO7.MK do të jetë i hapur për të gjithë ata të cilët dëshirojnë ti shprehin qëndrimet e tyre, idetë , kritikat, sugjerimet, propozimet dhe janë të gatshëm për bashkëpunim. INFO7, do të thotë informacion për çdo ditë, për çdo javë, çdo muaj dhe çdo vit. Pse INFO7 ? Sepse informacioni i verifikuar, i saktë, objektiv dhe i paanshëm është themeli i gazetarisë, i demokracisë i shtetit të së drejtës, i barazisë dhe i luftës kundër të keqes.
Lajme, intervista, reportazhe, dokumentare, opinione, kulturë, sport, shëndetësi, stili i jetesës, etj të gjitha do ti gjeni në portalin INFO7.mk