Xhaferi: Për shtyrjen e regjistrimit nevojitet vendim politik

Që të shtyhet regjistrimi është i nevojshëm vendim politik, deklaroi sot kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në një video intervistë për MIA-n e cila do të publikohet këto ditë.

Sidoqoftë, ai pyeti se në çfarë do të bazohej propozimi për shtyrjen e regjistrimit dhe nëse ka ndonjë vlerësim se pandemia Kovid-19 do të mbarojë në qershor ose korrik ose se situata do të jetë ndryshe.

“Kuvendi e miratoi Ligj për mbajtjen e regjistrimit. Ka përcaktuar afate për të gjithë dhe në këtë moment mendoj se është e kotë të dilet me mendime të tilla ose të atilla. Nëse mendojnë se duhet të shtyhet, atëherë nevojitet vendim politik për këtë. Ky vendim politik duhet të ndryshohet në një zgjidhje ligjore. Dhe për sa kohë do të shtyhej ai regjistrim? Sipas asaj që dëgjoj të shtyhet për në qershor ose korrik. Në çfarë bazohet ai propozim? Në kontekstin e Kovidit, çfarë do të thoshte kjo? Ka ndonjëri informacione se në qershor, korrik pandemia do të përfundojë kështu që ne mund ta zbatojmë ose do të vijmë në zbrazëtirë ligjore dhe pastaj do të hyjmë në kaos ligjor. Po sikur të mos zbatohet në qershor ose korrik, nëse parakushtet janë të njëjta me ato të zgjedhjeve të vitit 2020, sepse vlerësuam që qershor-korrik situata do të jetë tjetër. Po, ishte ndryshe vetëm në një konotacion negativ”, tha Xhaferi.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *