Reformat e propozuara nga MASH në pëlqim të plotë me rekomandimet e Bankës Botërore

Reformat e propozuara në arsimin fillor nga ana e MASH-it janë në pëlqim të plotë me rekomandimet e Bankës Botërore, të publikuara në shënimin e fundit sa i përket arsimit fillor në Maqedoninë e Veriut.

Banka Botërore rekomandon krijimin e sistemit më të mirë arsimor në të cilën nxënësit do të jenë në fokus, ndërsa mësimdhënësit do të marrin mbështetje, si dhe përmirësimin e kushteve në shkollat me çka do të sigurohet qasje inkluzive.
Rikujtojmë se Koncepti i ri për arsimin fillor në MASH, parasheh zhvillimin e të menduarit kritik tek nxënësit, si dhe lidhje të njohurive përmes disiplinave të ndryshme madje përmes integrimit të lëndëve, që është rekomandim i Bankës Botërore .
“Përmes programit mësimor, nxënësit duhet të fitojnë aftësitë që u janë të nevojshme që të zhvillohet mendimi i tyre kritik, si dhe të jenë pjesëmarrës aktivë dhe relevantë në jetën shoqërore. Gjithashtu duhet tu ndihmohet nxënësve më mirë t’i lidhin lëndët e ndryshme dhe të zbatojnë njohurinë e tyre në situata reale. “Procesi i të mësuarit duhet të organizohet në mënyrë që mundëson t’u dëgjohet zëri të gjithë nxënësve dhe në bazë të informatave kthyese, të jenë të vetëdijshëm për procedurat që i kanë ndërmarrë,” qëndron në dokumentin e Bankës Botërore.
Sipas Bankës, investimi në arsimin fillor është treguar se jep rezultate më të mëdha krahasuar me shkallët e mëvonshme të arsimit dhe trajnimit dhe ka kontribut vendimtar në zhvillimin e potencialit njerëzor. Në letrën e vet, ato reflektohen në rëndësinë e sigurimit të zhvillimit të karrierës për mësimdhënësit, diçka që tashmë është parashikuar me reformat.
“Mësimdhënësit janë zemra e procesit të të mësuarit dhe duhet vazhdimisht të mbështeten dhe të forcohen. Kjo mbështetje nënkupton mundësimin e avancimit në karrierën si bazë për ndërtimin e kapaciteteve dhe sigurimin e zhvillimit të vazhdueshëm profesional kështu që do të mund t’i identifikojnë dhe t’i kuptojnë më mirë nevojat për të mësuarit e nxënësve, veçanërisht të atyre në rrezik. “Të gjitha këto hapa duhet t’u ndihmojnë mësimdhënësve të bëhen edukatorë më të mirë dhe më efektivë,” qëndron në shënimin e Bankës Botërore.
Me të gjitha këto elemente që janë pjesë e reformës së propozuar të MASH-it për arsimin fillor, sipas Bankës Botërore do të zvogëlohen pasojat nga Kovid-19 ndaj arsimit, ndërsa kriza do të shfrytëzohet si mundësi për përparim.

Mgid

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *