8 janari shënon Ditën Evropiane të Mbrojtjes së të Dhënave Personale, njohur si Dita Ndërkombëtare e Privatësisë. Kjo ditë është pjesë e së drejtës në privatësi, si një nga të drejtat dhe liritë elementare të njeriut.
28 janar 1981 është data e nënshkrimit të Konventës për mbrojtjen e individëve në lidhje me përpunimin automatik të të dhënave personale.
25 vjet më vonë, në vitin 2006, kjo datë në mënyrë simbolike është zgjedhur Dita Evropiane e Mbrojtjes së të Dhënave Personale. Të dhënat personale përpunohen në shume aspekte të jetës së përditshme, si shembull, hapja e një llogarie bankare, rezervimi online i një bilete, udhëtimi, blerja e një SIM kartele etj.
Mbrojtja e të drejtës në privatësi është e garantuar me Konventën Evropiane për të Drejtat të Njeriut.