COVID-19 ka prekur së fundmi edhe presidentin e Tiranës, Refik Halili. Numri një i klubit bardheblu i është nënshtruar pak ditë më parë testit dhe ka rezultuar pozitiv. Halili nuk ishte i pranishëm as në sfidën e fundit, atë kundër Apolonisë në “Loni Papuçi” pasi qëndroi i izoluar në pritje të përgjigjes së testit pasi kishte shfaqur disa simptoma të lehta të COVID-19.
“BalkanWeb” kontaktoi me drejtuesit e klubit kryeqytetas të cilët bënë me dije se gjendja e presidentit Halili është shumë e mirë, nuk ka shqetësime apo simptoma të theksuar ndërsa shumë shpejt pritet të rikthehet në krye të ekipit. Aktualisht Halili gjendet në shtëpie, i izoluar.