SASHK-u kërkon që mësimdhënësve t’ju paguhen mjetet shtesë

Mos-pagesa e mjeteve për punën shtesë gjatë pandemisë, për punonjësit e arsimit në shkollat fillore dhe të mesme ka nxitur reagimin e Sindikatës së Arsimit dhe Shkencës (SASHK) me çrrastë kryetari i kësaj sindikate Jakim Nedellkovski, kërkoi që të respektohet Ligji dhe mësimdhënësve të cilët gjatë kohës së pandemisë kanë realizuar orë pune shtesë, që t’ju paguhet në të kundërtën në rast se nuk gjendet zgjidhje, atëherë viti shkollor në shumë shkolla nuk do të përfundoj, a në shenjë solidarizimi mund që në të gjitha shkollat fillore të mos kryhen punët administrative.“Sipas atij protokolli dhe atij plani për punë të gjitha paralelet që kanë numër më të madh të fëmijëve ndahen në dy grupe, që nënkupton se paralelet nuk mund të kenë më shumë se 15 fëmijë. Me ndarjen në dy grupe shtohet edhe puna e mësimdhënësit. Institucionet e sistemit nuk e njohin rritjen e punës së mësimdhënësve dhe injorojnë pagesën shtesë. Ministria e Arsimit i ka lëshuar mjetet shtesë për këtë çështje, por kjo ka hasur në vesh të shurdhër nga komunat dhe shkollat”, tha Jakimovski i cili kërkon që të respektohet ligji dhe mësimdhënësve t’ju paguhen mjetet shtesë.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *