Vaksinimi zhvillohet pa ndërprerë në të gjitha pikat në mbarë shtetin.
Gjithsej janë aplikuar 175.348 doza vaksina, ndërsa janë rivaksinuar 25.648 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 13.751 qytetarë, publikoi sot në profilin e tij në Fejsbuk ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.
Ai potencon se dëshirë për vaksinim përmes ueb platformës vakcinacija.mk kanë shprehur 330.513 qytetarë.“Paraqitu në vakcinacija.mk sepse është mënyra më e lehtë dhe më e shpejtë deri te termini për vaksinim”, shkruaji Filipçe.